Do të luhet për vendin e parë në grup! Hyrja është falas, Shqipëria U-21 përballet sot kundër Zvicrës U-21

Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet në stadiumin “Air Albania” për sfidën kualifikuese e vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Zvicrës U-21. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Zvicrës U-21 nuk do të jetë vetëm mbrojtësi i krahut, Geralb Smajli i cili është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në takimin ndaj Zvicrës U-21.

Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 ka një rëndësi të madhe, pasi në rast fitoreje Shqipëria U-21 mund të marrë vendin e parë në renditje. Aktualisht Kombëtarja U-21 renditet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa Rumania e vendit të dytë dhe një pikë më pak se Zvicra e vendit të parë. Edhe në këtë sfidë kërkohet mbështetja maksimale nga tifozët në shkallët e stadiumin “Air Albania”, teksa hyrja ashtu si në takimin ndaj Finlandës do të jetë falas. Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 do të luhet sot në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00.