“Shqipëria duhet të ndërtojë lojën rreth Armando Brojës”, Redi Jupi: 10 të tjerët nuk e përsërisin dot…

Redi Jupi ishte i ftuar në Procesi Sportiv, atje ku komentoi ndeshjen e humbur të Shqipërisë kundër Suedisë. Gjithashtu Jupi është ndalur më konkretisht te Broja.

“Nuk ka diskutim fare për ftesën, Brojës duhet t’i jepet statusi, të trajtohet më mirë. Për mua Shqipëria duhet ta ndërtojë lojën rreth Brojës. Në hapësirë kohore, Broja mund të bëjë gjëra më të rrezikshme se 10 lojtarët tanë të tjerë. Mesfusha duhet ta nisi kundërsulmin me të dhe ta furnizojnë më shumë, duhet të përdorim aftësitë e këtij njeriu”, tha Jupi. /Sport Ekspres/