Mirlind Daku ka komentuar për herë të parë mungesën te Shqipëria. Sulmuesi i Rubin Kazan nuk ishte pjesë e listës së kuqezinjëve për dy miqësoret e marsit, teksa pas humbjes kundër Kilit, sot do të zhvillojmë një tjetër miqësore me Suedinë.
“Ta them të drejtën, edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares. Por, tash trajneri është ai që vendos dhe trajneri ka vendosur kështu kësaj here. Kështu që mua më mbetet vetëm të punoj dhe të vazhdoj të tregoj rezultate të mira që në grumbullimin tjetër ta kem ftesën. Sido që të jetë, trajneri është ai që vendos, trajneri e ka atë timonin kryesor”, deklaroi Daku në emisionin “Sportmania” në TV Shenja.
“Nuk kam pasur kontakt me Sylvinhon, por në bazë të konferencës që e ka dhënë për shtyp të lë të kuptosh që ajo është arsyeja që nuk jemi grumbulluar”, u shpreh Daku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/