LAJM I FUNDIT/ Silvinjo ndryshon prapë ide dhe tregon formacionin! Elsi Hysaj e sheh Suedinë nga stoli, kthehet Armando Broja nga minuta e parë

Shqipëria do të luajë në transfertën e Suedisë në orën 19:00. Një stadium i cili do të jetë gjithashtu i mbushur me shqiptarë, si edhe në Itali. Por ndryshe nga ajo ndeshje e humbur me Kilin, Kombëtarja do të kërkojë që të ketë një kundërpërgjigje.

Vetëm pak minuta më parë është publikuar edhe formacioni zyrtar i takimit. Vetëm tre janë ndryshimet e bëra nga ndeshja e fundit me Kilin ku Broja merr vendin e Manajt, ku Qazim Laci ul n stol Taulant Seferin dhe Balliu merr vendin e Hysajt. /Sport Ekspres/

Strakosha

Mitaj-Gjimshiti-Mihaj-Balliu

Laci-Ramadani-Asllani

Bajrami-Broja-Asani