Në Rusi i urrejnë shqiptarët! Ish trajneri i Rusisë kërkon të tallet me lojtarin tonë: Ku është Mario Mitaj dhe ku është Juventusi, mos më bëni të qesh…

Në Rusi nuk kanë një afeksion të veçantë për shqiptarët dhe kjo është e ditur. Për këtë arsye, vlera e Mario Mitajt rritet dyfish pasi po luan në një ambient që nuk është aspak mikëpritës karshi futbollistëve kuqezi.

Nëse në të gjithë Europën e vlerësojnë një talent të madh si Mitaj, në Rusi jo vetëm që nuk e bëjnë një gjë të tillë, por mundohen shpeshherë që ta tallin. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e ish trajnerit të Rusisë, Igor Korneev.

Në mediat italiane qarkulloi lajmi se skautët e Juventusit e ndoqën Mitajn në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Kilit. Gjithashtu do të raportohej lajmi se skautët e bardhezinjëve ishin të bindur nga performanca e këtij futbollisti.

Por për Igor Korneev, një transferim i tillë nuk duhet dërguar ndërmend. “Ku është Mario Mitaj dhe ku është Juventusi, mos më bëni të qesh tani, ata nuk jetojnë në të njëjtin planet”, tha Igo Korneev. /Sport Ekspres/