Borussia e Dortmundit është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Champions League-s. Pas barazimit 1-1 në Eindhoven, skuadra gjermane ka fituar mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-0. Jadon Sancho shënoi që në minutën e 3-të të takimit, duke befasuar PSV-në ende pa nisur mirë loja.
Fullkrug-u dyfishoi rezultatin në minutën e 77, por VAR-i e konsideroi golin të pavlefshëm për shkak të pozicionit jashtë loje. Megjithatë, goli i dytë do të vinte në sekondat e fundit të ndeshjes. PSV-ja e mbylli Champions-in me një gafë të tmerrshme në minutën e 95, kur mbrojtësi i saj, në përpjekje për të larguar topin u rrëzua përtokë. Reus-i përfitoi nga ky episod, duke gjetur më pas rrugën e rrjetës. Goli i tij vulosi rezultatin e përgjithshëm në 2-0 dhe i siguroi Borussia-s së Dortmundit një vend mes 8 më të mirave të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Our loyal king our legend
Marco Reus goal against PSV pic.twitter.com/RVHsOgvj5U— R127? (@raneme127) March 13, 2024