Mauricio Sarri ka marrë një vendim të papritur ditën e sotme. Trajneri Italian ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Laios. Humbja e mbrëmshme kundër Udinezes ishte e 4-ta radhazi për skuadrën kryeqytetase mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve. Raportet e tij me klubin kanë qenë të vështira prej kohësh, por mungesa e rezultateve ka vulosur edhe ndërprerjen e bashkëpunimit mes paleve. Sipas raportimit nga mediat italiane, Sarri kishte humbur edhe kontrollin në dhomën e zhveshjes. Lojtarët kishin njoftuar drejtuesit se prej disa kohësh mungonte marrëdhënia mes tyre dhe Sarrit.
Kërkesa për dorëheqje është pranuar nga klubi, që tani është vënë në kërkim të një trajneri të ri. “SportMediaset”-i bën me dije se një nga alternativat e mundshme për stolin e bardhekaltërve është Igli Tare. Ish-sulmuesi shqiptar u largua nga roli i drejtorit sportiv te Lacio, të cilin e kryente me sukses prej disa vitesh, pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve me Sarrin. Tashmë Lotito kërkon t’i shtrijë dorën për bashkëpunim, por këtë herë jo në rolin e drejtorit sportiv, por në atë të trajnerit. Një tjetër emër i lakuar është edhe Tomazo Roki, i cili më parë ka drejtuar edhe ekipin U14 të bardhekaltërve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/