“Dua ta mbyll karrierën time te Real Madrid”! Camavinga del me deklaratë dashurie: Jam gati të luaj edhe portier vetëm që të jem këtu

Eduardo Camavinga mbërriti në Real Madrid pothuajse tre vjet më parë, por nuk e kishte idenë se çfarë e priste në klubin mbretëror. Megjithatë, francezi pranon të gjitha vendimet e marra nga Carlo Ancelotti dhe u ka treguar të gjithëve se sa shumë e do Realin.

Camavinga erdhi në Real Madrid në verën e vitit 2021 nga Rennes për 31 milionë euro.  Përkatësisht, për shkak të problemeve që Reali kishte në dy vitet e kaluara në pozitën e mbrojtësit të majtë, Ancelotti më në fund vendosi të luajë në atë pozicion me Camavinga, edhe pse ai është një mesfushor klasik.

21-vjeçari nuk kishte luajtur më parë si mbrojtës i majtë, por kur Ancelotti ia sugjeroi, ai nuk e refuzoi. Francezi luajti disa ndeshje të shkëlqyera dhe u bë një lojtar standard si mbrojtës i majtë në Real Madrid. Ky nuk është problem për të dhe së fundmi klubi e shpërbleu me kontratë të re deri në verën e vitit 2029.

Camavinga tha se nuk është problem për të që të luajë në role të tjera, madje është gati të jetë portier nëse Ançelotit i duhet. “Dhe nëse ata vendosin të më bëjnë portier, atëherë unë do të jem portier. Do të doja ta përfundoja karrierën time në Real Madrid, ky është një qytet që nuk dua të largohem dhe jam i lumtur këtu.

Unë kam fituar shtatë tituj këtu dhe kjo është fantastike. Ju duhet të pranoni të gjitha opsionet që ju ofrohen dhe nuk e kam problem të luaj në ndonjë pozicion tjetër nëse trajneri mendon se mund të ndihmoj. Ky është një klub i madh dhe unë jam i lumtur që jam pjesë e tij, nëse më duhet të jem portier, atëherë do të jem dhe kjo nuk është aspak problem për mua”, tha Camavinga. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/