Reali ishte afër sjelljes së Mbappes edhe në vitin 2022. por më pas transferimi dështoi sepse sulmuesi 25-vjeçar vendosi të qëndronte në Paris. Tashmë duket se gjithçka është mbyllur mbi këtë transferim. Francezi nuk mundi ta refuzonte ftesën e Florentino Perezit, por ajo që është shumë interesante, sipas mediave në Spanjë, Mbappe i ka thënë presidentit të Realit që të sjellë bashkë lojtarin e tij. Këtë e ka zbuluar gazetari i El Chiringuit, Paco Garcia Cardidad.
“Mbappe i kërkoi Florentino Perezit që të bëjë përpjekje për ta sjellë Achraf Hakimi në Real Madrid këtë vit. Të gjithë e dimë se dëshira e tij është të kthehet në Madrid”, tha gazetari spanjoll. “Nuk është se po ta them pasi Hakimi është miku im më i mirë, ai është me të vërtetë me klas, një lojtar për të ardhmen e Realit”, thuhet i tha Mbappe Perezit.
Ky informacion ka shumë kuptim. Ka një miqësi të madhe mes francezit dhe marokenit dhe Reali ka nevojë për një mbrojtës të djathtë në të ardhmen, sepse është e qartë se Dani Carvajal nuk do ta mbajë dot barrën mbi shpinë për shumë kohë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/