Përshkoi më shumë kilometra se të gjithë dhe 97% pasime të sakta, media italiane: Kristjan Asllani nuk është më zëvendësuesi i Calhanoglu, kemi 2 drejtorë

Kristjan Asllani ka bindur edhe njëherë tjetër nga minuta e parë. Mesfushori shqiptar luajti kundër Atalantës, një prej ekipeve më në formë të Serisë A dhe Interi ia doli që të fitonte në shifrat 4-0. Një ndeshje shumë e mirë e lojtarit të Kombëtares, teksa shifrat flasin qartë për të.

Asllani përshkroi më shumë kilometra se të gjithë, 12 të tilla. 88 topa të prekur, 75 pasime të dhëna me saktësinë e madhe 97% të suksesshme. Nga këto pasime, 27 prej tyre ishin me premisën për ta dërguar Interin në sulm dhe 9 topa janë rikuperuar nga Asllani. Për këto shifra, media italiane pranë ekipit të Interit, “FcInter1908” ka shkruar një artikull ku thotë: “Kristjan Asllani nuk është më thjeshtë një zëvendësues i Calhanoglu, Interi ka dy drejtorë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online