“E kemi q… të gjithë bashkë këtë punë”! Manuel Neuer merr përgjegjësi: Nuk është faji i profesorit Tuchel se nxënësit marrin nota të dobëta

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka komentuar vendimin e Thomas Tuchel për të dhënë dorëheqjen si trajner i skuadrës në fund të sezonit aktual.

Bavarezët fituan ngushtë dje me Leipzig në shifrat 2-1. Harry Kane shënoi golin e fitores në kohën shtesë. Falë golave ??të anglezit, Bayern e mbylli diferencën ndaj liderit Bayern Leverkusen në tetë pikë me 11 jaavë përpara dhe ende shpreson të fitojë titullin.

“Është e hidhur që nuk mundëm të ndërtonim asgjë. Më vjen keq edhe për stafin stërvitor. Në fund, e kemi q… të gjithë bashkë gjithë punën. Nuk mendoj se gjithmonë duhet të shikosh mësuesin kur merr nota të këqija,” tha Neuer. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *