Kroos i tha lamtumirë të luajturit për kombëtaren gjermane disa vite më parë, por pasi u kontaktua nga trajneri Julian Nagelsmann, ai vendosi të rikthehej në kombëtare. Mesfushori me përvojë njoftoi dje përmes rrjeteve sociale se ka marrë vendimin për t’u rikthyer në fanellën e kombëtares gjermane dhe se do të jetë në dispozicion të Nagelsmann që në muajin e ardhshëm për ndeshjet miqësore.
Sigurisht që synimi kryesor është që Kroos të ndihmojë ekipin në Kampionatin Evropian që luhet në Gjermani këtë verë dhe një sfidë të tillë mesfushori i klubit mbretëror thjesht nuk mund ta refuzonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/