Nuk do Kosovën apo Shqipërinë se po pret Gjermaninë, gazetari në Holandë: Diant Ramaj nuk do të jetë kurrë mes më të mirëve, është i shkurtër

Diant Ramaj është një prej portierëve shqiptarëve më të përfolur në Europë. Aktualisht pjesë e Ajaksit, Ramaj ka marrë aq shumë vlerësime sa la në pritje Kosovën dhe Shqipërinë pasi preferon Gjermaninë. Megjithatë në ndeshjen e djeshme të Conference League kundër Bodo Glimt, të fituar nga Ajaks në shifrat 1-2, Ramaj mori disa kritika. Te goli i pësuar nga distanca, gazetari holandez Valentijn Driessen, shprehet se është pikërisht arsyeja se pse Ramaj nuk do të jetë kurrë mes portierëve më të mirë në Europë, pavarësisht reflekseve të tij.

“Padyshim që portieri gjerman është deri tani blerja më e mirë në shiun e blerjeve të këqija nga drejtori i shkarkuar, gjermani Mislintat. Megjithëse Ramaj nuk mund të fajësohet për gjatësinë e tij, për faktin se është i shkurtër, ky problem fizik është thembra e tij e Akilit dhe nuk do ta lejojë që të jetë mes portierëve më të mirë në Europë. Por Ramaj kishte një ëngjëll me vete në ndeshjen dje. Dy herë një top goditi traversën dhe nëse do të ishte një portier më i gjatë, do ta nxirrte topin në goditje këndi. Goli i pësuar nga Bodo Glimt, një gjuajtje nga njëzet metra dhe Ramajt i munguan saktësisht centimetrat”, shkruan gazetari Driessen në rubrikën e tij në “De Telegraaf”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online