Fulham luan kundër Manchester United, Chelsea-t nuk i bën punë as klauzola 4 milionë euro për Armando Brojën

Fulham do të ketë një ndeshje kundër Manchester United nesër. Por as në këtë ndeshje Armando Broja nuk do të jetë si titullar. Në bazë të fjalëve të thëna nga trajneri Silva, Rodrigo Muniz do ta nis sërish nga minuta e parë pasi ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit. Duket se as klazuola e 4 milionë eurove nuk i ka bërë punë Chelsea.

Këta të fundit i vendosën si kusht Fulham se nëse nuk e aktivizonin Brojën si titullar të paktën për 10 ndeshje, duhej të paguanin 4 milionë euro. Por koha po mbaron dhe Fulham ka zgjedhur që të shfrytëzojë këtë formë të mirë të Muniz, të përfitojnë prej tij një shifër të majme në merkaton e verës dhe më pas të shlyejnë te Chelsea shifrën e vendosur për aktivizimin e Brojës, i cili duket se do të ketë kohë të vështirë përpara deri në mbylljen e sezonit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online