VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e barazimit kundër vendit të fundit në La Liga, nis festën me shqiponjë

Myrto Uzuni ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen kundër Almerias. Teksa Granada po humbiste me shifrat 0-1 kundër vendit të fundit të La Liga, në minutën e 75, sulmuesi shqiptar dërgoi topin në rrjetë.

Menjëherë nisi edhe festën me shqiponjë. Minutat e fundit ishin shumë dramatike teksa raste të pafundme ishin në dy portat kundërshtare. Por në fund një barazim i marrë, për dy ekipet që mbajnë vendet e fundit në renditje dhe me këtë barazim, mund të thuhet se i kanë prishur punë njëra-tjetrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *