VIDEO/ Skandali ndodh në ish-ekipin e Xhuliano Skukës, tifozët e Mariborit lëndojnë 5 lojtarë në fushë që po bënin nxehjen dhe ndërpreresin ndeshjen

Ndeshja mes Murës dhe Mariborit është ndërprerë në momentin që miqtë po fitonin 0-2 dhe shkak është bërë sjellja e tifozëve të skuadrës mike. Te Maribori duhet theksuar se pak kohë më parë gjendej edhe Xhuliano Skuka.

Tifozët e Mariborit vendosën të ndërpresin ndeshjen në pjesën e dytë dhe në fund gjithçka mund t’u kthehet mbrapsht, pasi flitet për një humbje në tavolinë 3-0. Tifozët miq hodhën mjete të ndryshme piroteknike në fushë dhe krijuan një rrëmujë të vërtetë në të cilën u lënduan pesë futbollistë vendas.

Ndeshja u ndërpre për një kohë të shkurtër dhe më pas gjyqtari David Šmajc në marrëveshje me delegatin Vlado Moçnik vendosi ta ndërpresë ndeshjen plotësisht.  Delegati i ndeshjes kërkoi që tifozët të largoheshin nga tribuna dhe të vazhdonte ndeshja më pas, por tifozët e Mariborit nuk pranuan.

Kërkesës së spikerit për t’u larguar nga tribuna, tifozët iu përgjigjën duke hedhur edhe më shumë mjete piroteknike, sipas mediave sllovene. Pesë lojtarë të skuadrës vendase që po ngroheshin pranë vijës së lojës kanë mbetur të lënduar nga e gjitha kjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online