VIDEO/ Dominimit 11-vjeçar po i vjen fundit! Bajerni i largohet titullit kampion, e përmbys Bohumi me tre gola

Bajerni i Mynihut po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon. Pas humbjes kundër Lacios në Ligën e Kampionëve, bavarezët janë mposhtur edhe në kampionat. Skuadra e Tuhelit është përmbysur sot nga Bohumi në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Bundeslitës.

Musiala shënoi i pari që në minutën e 14, por Asano (38’) dhe Shloterbeku (44) përmbysën shifrat në pjesën e parë. Golat nuk munguan as në pjesën e dytë të lojës. Nga pika e bardhë e 11 metrave Shtogeri ia doli të mposhtte Manuel Nojerin për të hipotekuar fitoren që në minutën e 78. Harri Kejni ngushtoi diferencat në minutën e 87, por goli i tij i vlen vetëm statistikave.

Bohumi fitoi me shifrat 3-2 dhe ngjitet me katër pozicione në tabelë, ku tashmë mban vendin e 11. Ndërkohë Bajerni i Mynihut i largohet edhe më shumë titullit kampion. Tashmë diferenca me Leverkusenin shkon në 8 pikë, që duken të vështira për t’u rekuperuar, aq më tepër me formën e jashtëzakonshme që ekipi i Ksavi Alonsos po kalon. Me sa duket, dominimit 11-vjeçar të Bajernit të Mynihut po i vjen fundi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online