LAJM I FUNDIT/ Nuk ka largim nga Chelsea, Pochetino i beson verbërisht shqiptarit: Armando Broja është si Harry Kane për mua, vetëm pak durim

Është vërtet e mahnitshme mënyra sesi Pochetino ka vendosur shpatullat e tij për të mbrojtur Armando Brojën nga sulmet e panumërta që po vijnë nga mediat dhe tifozët në drejtim të tij, për shkak të performancave jo të mira. Në një deklaratë të fundit, Pochetino tregon se jo vetëm që Broja nuk do të largohet nga Chelsea, por se i beson verbërisht lojtarit të Shqipërisë.

“Të gjithë sulmuesit e mëdhenj kanë kërkuar kohën e tyre kur kanë qenë të rinj. Ata duhet që të gjejnë balancën e tyre. Por unë prapë mendoj se Armando Broja ka potencialin të jetë sulmues i jashtëzakonshëm. Procesi kërkon kohë.

Unë e krahasoj gjithmonë Brojën me Harry Kane. Kane shkoi në huazim te Leyton, Norëich dhe u desh disa kohë derisa mbërriti momenti I tij. Në gjashtë muajt tonë të parë, Broja filloi të luante vetëm në dhjetor dhe në janar dhe atëherë nisëm të shihnim potencialin e tij. Ka vuajtur një dëmtim të madh dhe është e vështirë. Dhe ne jemi te Chelsea, Broja po përpiqet, por njerëzit bëjnë krahasime me sulmues të mëdhenj si Didier Drogba apo të tjerë, kjo është gjithmonë e vështirë për një djalë të ri”, tha Pochetino. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *