VIDEO/ “Dora e Zotit” në versionin afrikan, lojtari i Gambias “harron” VAR-in dhe feston si i çmendur për golin e shënuar me dorë

Ndeshja e mbrëmshme mes Gambias dhe Kamerunit ka përsëritur një nga skenat më ikonike të futbollit, “dorën e Zotit”. Por në ndryshim nga periudha e Maradonës, në futbollin e ditëve të sotme ekziston sistemi VAR. Një fakt të cilin lojtari i Gambias e harroi për një moment. Pasi dukshëm e shtyu topin me dorë përtej vijës fatale, futbollisti i Gambias festoi si i çmendur, i rrëmbyer nga ideja se goli i tij do të vuloste barazimin në minutat e fundit të ndeshjes.

Por arbitrat kurrsesi nuk mund të lejonin që një gol i shënuar në këtë mënyrë të cilësohej i rregullt. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-3 të Kamerunit, që ka siguruar kalimin e grupit në Kupën e Kombeve të Afrikës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *