Turpërim i madh për portierin Onana! Do e mbylli Kupën e Kombeve në Afrikë me 0 pritje, Kameruni e heq dhe fut në portë…kushëririn e tij

Andre Onana, portieri i Manchester United ka përjetuar sot një turp të madh në karrierën e tij futbollistike. Onana luajti ndeshjen e fundit për kombëtaren e tij, por pati një paraqitje të tmerrshme prej 0% të pritjes.

Gjithçka që kundërshtarët goditën në portë, e shënuan në fund dhe Onana praktikisht nuk pati asnjë rol në portën e kombëtares së tij. Kameruni i tij po luan sot një ndeshje kyçe në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe kundërshtari është kombëtarja e Gambisë. Një përballje finale ku do të vendoset fati i Kamerunit, por trajneri e ul në stol Onanan dhe në vend të tij aktivizoi si titullar kushëririn e portierit të Man Utd, Ondoan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *