“Komplimente Napolit, u mbrojtën mirë edhe me 10 lojtarë“, Inzagi flet pas triumfit: Mbreti i Superkupës? Jam i kënaqur

Simone Inzagi shton në vitrinën e tij trofeun e pestë të Superkupës së Italisë. Një rekord ky në këtë kompeticion, duke qenë se askush tjetër nuk e ka marrë në duar këtë kupë më shumë se ai. Pas fitores 1-0 kundër Napolit në finale, Inzagi ka folur për mikrofonin e “Mediaset“-it. Trajneri i Interit ka përgëzuar kundërshtarin për paraqitjen e berë, ndërsa shton se këtë sukses ia dedikon tifozëve zikaltër.

“Napolit i duhen bërë komplimente. Ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer dhe u mbrojtën mirë edhe me dhjetë lojtarë. Duhet të përgëzoj edhe skuadrën time, luajtëm gjysmëfinale 60 orë para finales. Paguam për diçka, por gjithashtu kaluam mirë. Në pjesën e dytë ne mund të kishim shënuar më herët, por kishim një ekip të organizuar mirë para nesh.

Jam mbeti i Superkupës? Jam i kënaqur, por mbi të gjitha për djemtë e mi se sa shumë punojnë dhe për klubin që nuk na ka lënë kurrë të mungojë asgjë. Meritat shkojnë edhe për tifozët tanë, ata kanë kaluar një rrugë të gjatë dhe ne donim ta ndajmë këtë fitore me ta”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *