E FUNDIT/ Superkupa e Italisë shkon në duart e Interit! Zikaltrit triumfojnë në Arabi, Napoli me 10 lojtarë ngre flamurin e bardhë në minutën e fundit

Interi ka fituar trofeun e parë për vitin 2024. Zikaltrit kanë triumfuar përballë Napolit në Arabainë Saudite, ku kanë marrë në duart e tyre trofeun e Superkupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Inzagi ka fituar me shifrat minimale 1-0. Napoli ka luajtur me 10 lojtarë që nga minuta e 60, kur Simeone u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën përpara kohe.

Megjithëse me një lojtar më pak, napoletanët rezistuan deri në minutën e 90, kur ngritën flamurin e bardhë të dorëzimit. Lautaro Martinezi shkundi rrjetën në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke i dhënë fitoren Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *