Mëkati i vetëm është goli i pësuar nga Dinamo, Osmani ndërton një kështjellë te Vllaznia

Një kështjellë që nuk bie e lehtë është ajo e Vllaznisë nën drejtimin e Qatip Osmanit. Ky i fundit e nisi punën e tij te shkodranët duke rregulluar mbrojtjen. Transformimi në këtë aspekt është i dukshëm teksa Vllaznia në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm një gol.

Për më tepër ai gol shërbeu vetëm për statistikë, pasi në atë takim shkodranët fituan pastër 3-1 kundër Dinamos. Në fakt, Vllaznia ka marrë pesë fitore radhazi dhe e gjitha kjo në saj të fortesës që ka krijuar Osmani përpara portës, pasi 3 nga këto fitore janë në shifrat minimale 1-0. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *