Henderson kërkoi numrin 14, Ajax i tregoi se pse nuk ka asnjë lojtar në botë që mund ta marrë

Jordan Henderson u largua nga Arabia Saudite pas vetëm disa muajsh dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Holandë, ku nënshkroi për Ajax-in. Por kur mbërriti në Amsterdam, ai u prit me një dush të ftohtë sepse zbuloi pse nuk mund të merrte numrin e tij të preferuar.

Henderson u tha drejtuesve të klubit se donte të mbante numrin 14 në fanellën e tij, të cilën e ka mbajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij kudo që ka luajtur, por Ajax i tha atij se kjo nuk do të ishte e mundur.

Anglezi mendoi se do ta merrte pa problem numrin 14 sepse e pa që askush në skuadrën e Ajax-it nuk e mbante, por në fund klubi i shpjegoi pse nuk e kishte të mundur ta merrte atë numër.

Numri 14 u pensionua për nder të legjendarit Johan Cruyff, i cili e kishte veshur këtë numër teksa luante për Ajax-in. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *