Do të ishte rekordi për një lojtar shqiptar, Chelsea e vlerëson Brojën me vlerën 60 milionë paundë

Armando Broja ende nuk ka arritur të kthehet në një titullar fiks në 11-shen e Pochettino-s. Sulmuesi shqiptar po merr minutat e tij, por golat nuk kanë qenë të shumtë për të në këtë sezon. Sipas raportimeve nga mediat britanike, Chelsea është bindur që të lërë të lirë sulmuesin shqiptar këtë merkato, por vetëm nëse klubet e interesuara pranojnë të paguajnë çmimin e majmë për kërtonin e tij.

“The Telegraph” bën me dije se blutë e Londrës e vlerësojnë 50-60 milionë paundë Armando Brojën. Drejtuesit e klubit anglez janë bazuar te shifra prej 72 milionë paundësh që Manchester United-i pagoi në verë për të transferuar Hojlund-in. Gjithashtu, kanë marrë shkas edhe nga vlerësimi prej 100 milionë paundës i Fergusonit nga ana e Brighton-it. Nëse transferimi i Brojës do të kryhej këtë muaj, atëherë do të ishte padyshim rekordi për një lojtar të Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *