Kur bëhet fjalë për merkato, Egnatia është niveli tjetër. Kjo skuadër firmos me lojtarë të panjohur për Superioren, por me potencialin për t’u kthyer në fjalën e parë.
Sot kjo skuadër ka zyrtarizuar Rezart Ramën. Mbi mbrojtësin 23-vjeçar ka pasur sytë edhe Shqipëria për të ardhmen.
I rritur te moshat e Nottingham Forest, Rezarti ka spikatur në Angli. Karriera e tij nuk shkoi ashtu siç pritej, Egnatia përfitoi nga mundësia dhe ka tanimë në gjirin e saj një lojtar që mund të jetë ylli i së ardhmes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Welcome Rezart Rama
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë për 2 sezone e gjysmë me mbrojtësin 23-vjeçar Rezart Rama.
Mbrojtësi vjen tek klubi ynë pas aventurës në Canada tek Forge FC, Rama ka qenë dhe e kombëtares U-20 në disa ndeshje.