“Po i japin Greqinë e lashtë, Romën e lashtë dhe piramidat e Egjiptit”! PSG bën gati kontratën e çmendur të futbollit, Mbappe nuk mund të mendohet gjatë

Nga 1 janari, Kylian Mbappe ka të drejtë të negociojë me skuadrat e tjera dhe të lëviz nga PSG. Megjithatë, francezi vendosi të mos e bëjë këtë dhe do të marrë një vendim përfundimtar në fund të sezonit.

Real Madridi është më i interesuari për të, por asnjë klub, përveç ndoshta atyre arab, nuk mund të përballet me PSG-në kur bëhet fjalë për pagesën. Tashmë kampioni francez ka përgatitur një ofertë të pabesueshme për sulmuesin. Gazetari francez Daniel Riolo zbuloi se PSG po përgatit një ofertë jashtë çdo fantazie për Mbappe. Shuma totale do të kalonte njëqind milionë euro në sezon.

“Kemi në tryezë zgjatjen e kontratës, që ndryshe mund të thuhet se është Roma e lashtë, Greqia e lashtë dhe piramidat e Egjiptit që i janë dhënë një lojtari. Diçka e pa parë më parë, e cila do t’i kalojë shumën e 100 milionëve euro në sezon. Pra, diçka me të cilën asnjë klub nuk do të jetë në gjendje të bashkohet dhe të konkurrojë. Do të jetë me avantazhe për vëllain, për familjen, për të gjithë”, thuhet në mediat franceze. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *