Zyrtare/ Kishte humbur vendin e titullarit, Berisha dhe shqiptarët e Empolit vihen në urdhërat e trajnerit të ri

Andreaxoli i ka dhënë lamtumirën Empolit. Klubi toskan ka shkarkuar trajnerin si rrjedhojë e rezultateve të dobëta. Empoli ka njoftuar sot përmes faqes zyrtare në “Facebook” emrin e kreut të ri të pankinës. Drejtimi i skuadrës i është besuar Davide Nikolës. Ky i fundit do të jetë trajneri i ri për lojtarët shqiptarë: Ardian Ismajlin, Stiven Shpendin dhe Etrit Berishën. Kujtojmë se portieri shqiptar e kishte humbur vendin e titullarit në ndeshjet e fundit.

“Mirësevjen zoti Nikola! Klubi i Futbollit Empoli njofton se ia ka besuar Davide Nikolës drejtimin teknik të ekipit të parë. Tekniku ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me një opsion për një sezon tjetër dhe pasditen e nesërme, në orën 15:00, ai do të drejtojë stërvitjen e parë”, ka njoftuar klubi Empoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *