Tashmë është zyrtare. Xhuliano Skuka kthehet në shtëpi. Sulmuesi shqiptar përfundoi përpara kohe huazimin e tij te Maribori. Pas një përvoje jo të mirë në Slloveni, Skuka kthehet sërish te Partizani, për të gjetur sërish formën e tij më të mirë.
Është vetë klubi kryeqytetas që e ka konfurmuar afrimin më të ri të skuadrës përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Skuka i është bashkuar grupit në Antalia, atje ku kampionët në fuqi të “Abissnet Superiores” po zhvillojnë fazën përgatitore. Shehi do të ketë në dispozicion lojtarin që vendosi rekordin e transferimit në kampionatin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/