“U grind me legjendën e Liverpulit dhe goditi te parkimi ish-lojtarin e Kroacisë”, kështu e prezantojnë Eros Grezdën te Rudes

Eros Grezda mbylli aventurën te Partizani dhe tani fillon një tjetër etapë në karrierën e tij. Futbollisti shqiptar ka nënshkruar për Rudes në elitën e Kroacisë. Megjithatë karriera e Grezdës nuk ka shkuar aspak siç pritej, në bazë të aftësisë dhe potencialit që zotëronte ky lojtar.

“U grind me legjendën e Liverpul, Gerrard, kur ky i fundit ishte trajner te Rangers. Për këtë arsye e larguan. Në majin e 2020, Grezda priti te parkimi edhe ish-lojtarin e Kroacisë, Mirko Colak, duke e goditur në kokë pas ndeshjes Osijek-Rijeka”, ky është përshkrimi që i ka bërë media kroate “SportskiJuntarnji” afrimit të Grezdës te Rudes, duke treguar të gjitha bëmat e këqija që e kanë lënë lojtarin shqiptar disa hapa mbrapa në karrierë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *