Federata Italiane e Futbollit ka hedhur hapin e parë kundër krijimit të Super Ligës europiane të futbollit. Organizimi më i lartë i futbollit në Itali i ka vënë klubet përballë zgjedhjes, Serinë A ose Super Ligën. FIGC-ja u ka bërë thirrje klubeve italiane se për t’u bërë pjesë e Serisë A për sezonin e ardhshëm duhet të pranojnë të mos marrin pjesë në asgjë garë që nuk njihet nga FIFA, UEFA dhe FIGC-ja.
“Klubet duhet, deri në afatin përfundimtar të 4 qershorit 2024, të përmbushin kërkesat e mëposhtme: të depozitojnë aplikimin në Serinë A të Ligës Profesioniste Kombëtare, gjithashtu me email të certifikuar, të pranimi në Kampionatin e Serisë A 2024/2025, që përmban kërkesën për dhënien e Licencës Kombëtare dhe angazhimin për të mos marrë pjesë në garat e organizuara nga shoqata private të pa njohura nga FIFA, UEFA dhe FIGC”, ka njoftuar Federata Italiane e Futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/