Do të jetë një mbrëmje e vështirë për Murinjon, stadiumi i Juventusit do të jetë “sold out” kundër Romës

Juventusi do të përballet me Romën në ditën e parafundit të vitit 2023. Festat e fundvitit shijohen më mirë me futboll, teksa ka pasur një numër të lartë kërkesash për duelin e mbrëmjes së 30 dhjetorit. “Allianz Stadium” do të jetë “sold out” për duelin kundër Romës.

Në stadium do të jenë të pranishëm 41,507 të pranishëm, të cilët pritet të krijojnë një atmosfertë të zjarrtë në tribuna. Juventusi tashmë renditet i dyti në Serinë A dhe ka hedhur kandidaturën për të fituar titullin kampion. Te tifozët e “Zonjës së vjetër” është rikthyer entuziasmi dhe do të bëjnë ç’mos që t’ja ndërlikojnë sa më shumë mbrëmjen Zhoze Murinjos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *