“Trajneri i Lecce me stërvit veçmas nga pjesa tjetër”! Do të luhet Inter-Lecce, Ylber Ramadani: Pija kafe çdo mëngjes me Asllanin, do ndërrojmë fanellat pas ndeshje

Në ditën e nesërme do të luhet një derbi shqiptarësh në Serinë A. Interi i Kristjan Asllanit do të përballet kundër Lecces së Ylber Ramadanit. Ky i fundit është titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij, por pritet të shihet besimi që do t’i japin Inzagi një lojtari me potencial si Asllani.

Përpara këtij takimi, Ylber Ramadani ka folur në mediat italiane duke treguar edhe shoqërinë që ka me Kristjanin. “Me Kristjanin kur luajmë te Shqipëria kemi një ritual, zgjohemi në mëngjes dhe gjithmonë e pimë kafen bashkë. Do të ndërrojmë fanellat të shtunën pas ndeshjes. Jemi një ekip i mirë te Shqipëria. Nëntë lojtarë në Serinë A dhe kjo na ndihmon.

Flasim edhe italisht me Silvinjon, si me Rejën. Dëshirojmë të jemi surpriza e madhe e Europianit. Trajneri i Lece më ndihmoi shumë dhe më ndihmon akoma duke punuar përtej stërvitjes normale me të, veç e veç. Ai më thotë se duhet të gjuaj dhe kur kam hapësirë ??e bëj, kam shënuar 8 gola në karrierën time, vetëm një me Shqipërinë”, tha Ramadani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *