Tifozët e Santosit kanë përjetuar mbrëmjen më të dhimbshme në historinë e klubit të tyre. Skuadra braziliane është rrëzuar nga kategoria për të parën herë në 111 vite histori. Bardhezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2 kundër Fortaleza-s, duke vulosur kështu rënien në Serinë B. Pas përfundimit të takimit pamje trishtuese janë përcjellë nga kamerat e vendosura në stadium.
Lojtarët janë shtrirë në fushë duke qarë, ndërsa lotët nuk kanë mundur t’i kontrollojnë dot as tifozët në tribuna. Të gjithë ishin duke lotuar për momentin më të hidhur të klubit të tyre të zemrës. Ndërkohë jashtë stadiumit një pjesë e tifozëve kanë reaguar ashpër, duke i vënë zjarrin rrugëe të qytetit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Absolute despair as Santos are relegated to the Brasileirão Série B for the first time in club history. ? pic.twitter.com/vDZzZ4fOQK
— CBS Sports Golazo ?? (@CBSSportsGolazo) December 7, 2023