Barcelona ka mposhtur minimalisht 1-0 Atletikon e Madridit. Meritë të madhe në këtë rezultat pozitiv ka edhe Injaki Pena. Portieri i dytë i katalanasve është bërë heroi i skuadrës me pritjen e tij spektakolare në minutën e 80. Atletico-ja kishte të drejtën e kryerjes së një goditjeje dënimit dhe Memfis Depai goditi topin drejt portës së Barcelonës.
Gjuajtja e tij ishte drejtuar në trekëndësh, por Pena “fluturoi” në këndin e portës së tij dhe e priti me sukses atë top. Një pritje fantastike që mori edhe duartrokitjet e portierit kryesor të katalanasve, Ter Shtegenit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Aquí ha estado el partido. Se les lesiona Ter Stegen y Peña es el hombre clave. pic.twitter.com/gLPbHMzEck
— REY CHOLO (@Reycholosimeone) December 3, 2023