“Nuk jam akoma në nivelin tim më të mirë”! Klaus Gjasula është për t’u duartrokitur: Shqipëria është mbi të gjithë ne, ne të gjithë jemi poshtë Shqipërisë

Emisioni “Koha Shtesë” vazhdon me intervistat kushtuar për Kombëtaren tonë. Menjëherë pas hedhjes së shortit, kemi folur me mesfushorin Klaus Gjasula, për të marrë mendimin e tij sa i përket përballjeve në Europianin e Gjermanisë. (Emisionin e plotë të “Koha Shtesë” e gjeni më poshtë)

“Në këtë grup që kemi dhe me shortin që na ra, vetëm Brazili mungonte aty(qesh). Jo, mua më pëlqejnë shumë këto përballje, do të kemi rivalë të fort dhe me traditë. Mungesa e Serbisë në të njëjtin grup? Është fati i Serbisë që nuk është në grup me ne.(qesh) Por unë nuk e kisha mendjen se te kush grup u fut Serbia, interes është vetëm te suksesi i Shqipërisë. Nëse do të na binte, gjithë vëmendjen do ta merrte vetëm ajo ndeshje. Ndoshta është më mirë kështu që të kemi vëmendjen vetëm te futbolli.
Ndoshta është më mirë kështu që rivalët të na marrin lehtë dhe ne të bëjmë befasinë. Trajnerët kundërshtarët flasin në atë mënyrë në media, askush nuk thotë se do ta nënvlerësojë Shqipërinë. Por sipas meje, në këtë grupin tonë ata mendojnë të gjithë se 3 pikët me Shqipërinë i kanë të sigurta dhe e kanë mendjen te lufta me njëri-tjetrin. Prandaj, ky është shansi ynë. Me 2 përqind të futen me pak në fushë ata, aty duhet të përfitojmë ne. Në parashikimin tim më optimist, dalim në vendin e dytë. Askush nuk do të flas për ne dhe prandaj ky grup mund të jetë i mirë për ne.
Konkurrenca në Kombëtare? Për Kombëtare, dua të luaj në çdo ndeshje. Në këto kualifikuese, kam pasur shumë dëmtime. Sa herë që kthehesha, dëmtohesha prapë. Me Silvinjon nuk kam qenë kurrë në nivelin tim më të mirë. Unë dua të luaj në çdo ndeshje në Europian, por në fillim duhet të shoh veten që të hedh disa hapa përpara, që të bëhem lojtari që kam qenë, nuk jam akoma në atë nivel, pastaj të shohim vendimet e Silvinjos. Ne prezantojmë Shqipërinë dhe çdo emër lojtari është poshtë Shqipërisë. Nëse e marrim për shkallë, sipër fare është Shqipëria, është mbi çdo lojtar. Duam t’i tregojmë të gjithë botës se kush jemi ne dhe çfarë tifozësh kemi ne”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *