Shqipëria përfundoi në të njëjtin grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në Europianin e Gjermanisë. Për këdo që e pa nga jashtë, qeshën me fatin e keq të Shqipërisë që për herë të dytë në histori shkoi në fazën e grupeve të Europianit.
Në një situatë të tillë u gjend edhe Costa Rica në Botërorin e vitit 2014. A do të jetë Shqipëria e njëjta histori? Për këtë është diskutuar edhe në emisionin Koha Shtesë me trajnerin Ismet Munishi. (Emisionin e plotë të Koha Shtesë e gjeni këtu)
Costa Rica ishte në të njëjtin grup me Uruguain, Italinë dhe Anglinë. Në fund, jo vetëm që Costa Rica arriti të dilte nga faza e grupeve, por mbajti edhe vendin e parë. /Sport Ekspres/