Kompeticionet e FSHF dhe UEFA/ Nis procesi i licencimit të klubeve shqiptare për sezonin 2024-2025

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet e futbollit (për djem dhe vajza) dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2024-2025.

Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2024, sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA. Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Kriteret që duhet të plotësohen janë: kriteri sportiv, ai i përgjegjësisë sociale në futboll, i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriteri financiar.

Aplikimet pas afateve të vendosura, nuk do të merren parasysh dhe do të jenë subjekt i Komisionit të Licencimit deri në moslejim të pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-s & FSHF-së për sezonin 2024 – 2025.

Kriteret që duhet të plotësohen mund t’i gjeni edhe në versionin elektronik në ëebsite-n e FSHF-së në linkun e mëposhtëm: https://www.fshf.org/licensimi/rregullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *