Jasir Asani “i çmend” të gjithë edhe në Japoni, zbulohen 2 ekipet që e duan lojtarin e Shqipërisë

Të gjithë e duan Jasir Asanin! Lojtari shqiptar është një emër atraktiv, jo vetëm për ekipet e Europës. Këtë herë janë dy ekipe të Japonisë që kërkojnë afrimin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat japoneze, Cerezo Osaka dhe Kawasaki janë interesuar për të marrë kartonin e Asanit. Por qëllimi i futbollistit është kalimi në Europë dhe mundësitë nuk janë të pakëta pas performancave fantastike me Shqipërinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *