“Kam 20 titullarë në skuadër”, Inzagi flet pas barazimit spektakolar në Champions: Nëse Barela do të shënonte, do fitonim një ndeshje të paharrueshme

Interi është shfaqur me dy fytyra mbrëmjen e sotme. Zikaltrit hynë në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë me një disavantazh 3-0, por në fraksionin e dytë të lojës barazuan 3-3. Në intervistën e dhënë për “Mediaset”-in pas ndeshjes, Inzagi është pyetur përse nuk zëvendësoi asnjë lojtar pas pjesës së parë. Trajneri i Interit u shpreh se ka 20 titullarë në dispozicion, por nuk ishte faji i individëve për atë rezultat.

“Kam 20 titullarë, e di që mund të mbështetem te të gjithë. Ishte e thjeshtë të bëja 4-5 ndërrime, por ndoshta duhej të ndërroja më shumë dhe nuk ishte faji i individëve. Folëm, bëmë disa modifikime taktike dhe hymë me një shpirt tjetër. Nëse ajo gjuajtje e Barelës do të kishte përfunduar brenda, do të fitonim një ndeshje të paharrueshme”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *