Mike Tyson ka komentuar ndeshjen e fundit të Ermal Hadribeaj, i cili mposhti Carlos Morlina. Një nga xhirimet që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale ishte momenti kur Tyson festonte fitoren e Hadribeajt duke bërë shqiponjën.
Kjo skenë nuk mund t’u pëlqente kurrsesi serbëve. Madje situata ka shkuar deri aty, sa “Kurir” të nxjerrë variantin për mënyrën sesi Tyson ka bërë shqiponjën. “Ekziston mundësia që dikush nga Shqipëria t’i ketë treguar Tyson se duhej të bënte shqiponjën dhe ai as nuk e ka ditur fare për kuptimin e saj”, shkruan Kurir. /Sport Ekspres/