“Nuk jam ulur kurrë me gazetarë injorantë si ju”! De Biazi braktis intervistën: Nuk mundet Ferrari me Fiat 500

Azerbajxhani e ka mbyllur me një humbje 5-0 fushatën kualifikuese për Euro 2024. Belgjika ishte një kundërshtar shumë i vështirë për Xhani De Biazin, i cili pas ndeshjes është përballur me kritikat e gazetarëve azerë që kanë qenë të pranishëm në stadium. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është treguar i ashpër me gazetarët, duke i emërtuar idotë dhe injorantë dhe ka braktisur intervistën.

“Nuk jam ulur kurrë përpara gazetarëve kaq idiotë dhe injorantë! Nëse nget një Fiat 500, është e vështirë të mundësh një Ferrari”, është shprehur Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *