“Edhe babai më tha: ‘Ky është lojtar i pabesueshëm’”, boksieri britanik rrëfen miqësinë e fëmijërisë me Brojën: Ishim problematikë në shkollë

Armando Broja dhe Adam Azimi janë shfaqur së bashku në një intervistë për “Sky Sports”. Dikur dy shokë klase, ndërsa sot dy sportisë profesionist në Angli. Të dy kishin ëndrrat e tyre. Azimi ëndëronte të bëhej një boksier profesionist, ndërsa Broja ëndrrën e vetme kishte futbollin. Në fund, që të dy ia arritën të përmbushnin me sukses synimin që i kishin vënë vetes që në fëmijëri. Në instevistën e dhënë për “Sky Sports”, Azimi është shprehur se ishte e lehtë të dallohej se Broja do të bëhej futbollist. Ai gjithashtu tregon edhe më shumë nga miqësia e tyre e fëmijërisë, teksa shprehet se të dy kanë qenë problematikë në shkollë.

“A e dija se do të bëhej futbollist? Po. Ishte e lehtë për t’u dalluar. Ditën e parë kur e takova, ai ishte zyrtarisht një futbollist, aftësitë që kishte, shpejtësia që kishte. Edhe babai im më tha që është një lojtar i pabesueshëm. Më kujtohet në fillore kur unë thashë që do bëhesa boksier profesionist dhe ai tha që do të bëhej futbollist progesionist. Ëndrrat bëhen realitet. Që nga dita e parë që e kam takuar, ishte një djalë i këndshëm. Kemi qenë problematikë në shkollë”, ka thënë Adam Azimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *