E FUNDIT/ Silvinjo është nivel tjetër, nuk ka qetësi as kundër Ishujve Faroe: Jo, 22.000 tifozë kanë paguar biletat në Air Albania dhe duan shfaqje të bukur

Shqipëria do të festojë arritjen e madhe nën drejtimin e Silvinjos. Kombëtarja jonë arriti në Europianin e Gjermanisë dhe e siguroi këtë përpara kohe. Një sukses i merituar, teksa kuqezinjtë kaluan edhe Poloninë me Çekinë në ndeshjet direkte. Para ndeshjes së nesërme kundër Ishujve Faroe, trajneri Silvinjo doli në konferencën për shtyp.

“Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët dhe tifozët, është diçka fantastike, një ëndërr shumë e bukur. Festuam në Moldavi dhe kur u kthyem këtu, menduam vetëm për Ishujt Faroe. Objektivi ynë i dytë është që ta mbyllim në vendin e parë në grup, do të ishte shumë e bukur që të kishim një short edhe më të mirë. Lojtarët e menaxhuan mirë ndeshjen kundër Moldavisë, në 10 minutat e fundit ishin shumë të vështira për ne. Në shtëpi kemi marrë tre fitore, nuk ka relaksim aspak, 22.000 tifozë kanë prerë biletë dhe duan shfaqje të bukur në fushë. Moldavisë i kemi shkaktuar humbjen e vetme në grup, kundër Polonisë dhe Çekisë arritëm që të fitonim në shtëpi”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *