Lojtarët e Shqipërisë dhe stafi drejtues do të shkojnë në “Cavaliero Club”, zbulohet programi i festës së Kombëtares

Shqipëria do të festojë arritjen e madhe nën drejtimin e Silvinjos. Kombëtarja jonë arriti në Europianin e Gjermanisë dhe e siguroi këtë përpara kohe. Një sukses i merituar, teksa kuqezinjtë kaluan edhe Poloninë me Çekinë në ndeshjet direkte.

Tashmë është zbuluar edhe plani i festës në ditën e hënë kundër Ishujve Faroe. Në Air Albania, pas përfundimit të ndeshjes do të fillojë festa. FSHF ka bërë gati edhe programin artistik, me këngë e valle nga artistët vendas. Atje do të jenë të pranishëm edhe lojtarët e Kombëtares, së bashku me stafin drejtues, për të marrë përgëzimet e tifozëve.

Më pas për lojtarët do të ketë sërish festë. Së bashku me stafin dhe drejtuesit, do të shkojnë në festën private në “Cavaliero Club”. Kështu rrugëtimi drejt Gjermanisë mbyllet siç e do zakoni, është koha për festë të vërtetë… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *