Notat e Shqipërisë/ Jasir Asani pason si në “Play Station”, Mitaj është ilaç për sytë, ju prezantojmë edhe…”Seferi TrainLine”

Notat e lojtarëve të Shqipërisë kundër Moldavisë

Etrit Berisha (6): “Punë e mirë nga Berisha. Na shpëton nga dy momente që mund të pësonim gol, përpara atij të barazimit të Moldavisë. Shfaq disa pasiguri të vogla në dalje teksa e kontrollon topin në dy kohë, por ka pritjet shpëtimtare që të ofrojnë siguri. Në golin e pësuar, nuk mund të bënte dot asgjë”.

Mario Mitaj (6.5): “Është ilaç për sytë. Mënyra sesi e luan futbollin është e nivelit më të lartë të mundshëm, tipik Marcelo. Sa keq që është mbrojtës krahu, me këto cilësi që zotëron, duhej të ishte një sulmues i mirfilltë. Kishte momente që Mitajt i vinin 3-4 lojtarë kundërshtarë dhe Mario e gjente gjithmonë lëvizjen, për t’i dërguar të gjithë huq”.

Ardian Ismajli (6.5): “Si një tankë i vendosur në mbrojtje, nuk kalohet për asnjë moment, është fantastik. E di gjithmonë lëvizjen e sulmuesit kundërshtar dhe vendos trupin përpara portës tonë, duke bllokuar rrezen”.

Berat Gjimshiti (6.5): “Kapiten, jemi në urdhërat e tua, do të ndjekim! Shiriti merr vlerë të vërtetë vetëm në krahun e Beratit. Nuk e prisnim që koha e Lorik Canës “të ikte kaq shpejt”, Gjimshiti është i pagabueshëm”.

Elseid Hysaj (6): “Ndeshje mesatare e Elseid Hysajt, nuk bën shumë gabime, por nuk merr shumë përsipër në ndeshjen kundër Moldavisë”.

Ylber Ramadani (6.5): “Ndeshje e mirë edhe ajo e Ylber Ramadanit. Ky lojtar është transformuar dhe ofron shumë siguri, por vihet re në fushë më shumë kur luhet ndaj ekipeve të nivelit të lartë si Polonia dhe Cekia, më shumë se kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe”.

Kristjan Asllani (7): “Thuhet se Inzaghi nuk i shikon ndeshjet e Shqipërisë, pasi nuk ka mundësi sesi ky lojtar të marrë aq pak minuta te Interi. Ishte pikësynimi i çdo lojtari moldav, sa herë që topin e kapte Asllani, rivalët shkonin menjëherë për ta goditur nga këmbët që të mos i lini mundësi krijimi aksioni. E dinin fare mirë se këmbët e Asllanit prodhojnë kryevepra”.

Taulant Seferi (7): “Vendimtar edhe kundër Moldavisë. Fiton një penallti që kthehet në gol dhe i afrohet golit të dytë të Shqipërisë, ku portieri rival kishte edhe fatin me vete. Mbrojtje, mesfushë, sulm, ju prezantojmë…”Seferi TrainLine”.

Jasir Asani (7): Çfarë ti thuash këtij lojtari? Fjalët janë të kota të harxhohet me të, është ylli dhe lojtari më i dashur nga shqiptarët, jo më kot. E mban topin edhe në hapëira që janë të pamundura, Asani ka gjithmonë lëvizjen e befasishme dhe mendon vetëm atë lëvizje, që rivali as nuk e koncepton dot se Jasiri mund ta kryejë. Pasimet tipike të stilit “Play Station”, rrezik konstant dhe merr gjithë mbrojtësat e Moldavisë me vete. BRILANT”.

Nedim Bajrami (6.5): “Ndeshje e mirë e Nedim Bajramit, por ashtu si edhe Ylber Ramadani, i ndihet vlera më shumë kundër rivalëve të mëdhenj në letër. Driblon dhe krijon zona të rrezikshme në sulm”.

Sokol Cikalleshi (6): “Arrin të shënojë me qetësi të madhe nga penalltia, si një sulmues eksperience, në një ndeshje shumë të ngarkuar emocionalisht. Më pas shumë pak për të komentuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *