VIDEO/ Ibrahimoviçi shqiptar feston golin e parë në Serinë A, dy lojtarët shqiptarë i japin fitoren Frozinones me gola për kornizë

Frozinone ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme në përballjen kundër Empolit. Verdheblutë kanë fituar me rezultatin 2-1, ku të dy golat janë shënuar nga lojtarë shqiptarë. I pari ishte Marvin Çuni ai që gjeti rrugën e rrjetës. Pas një asisti nga Ibrahimoviçi, Çuni goditi topin me thembër në zonë dhe e ndali atë pas shpinës së Etrit Berishës në minutën e 58.

Ndërkohë, në të 74-tën, Ibrahimoviçi shqiptar dyfishoi rezultatin. 17-vjeçari goditi fuqishëm në hyrje të zonës dhe festoi kështu golin e tij të parë në Serinë A. Kaputo ngushtoi diferencat në minutën e 86, por pa mundur t’i japë pikë Empolit. Frozinone mori kështu tre pikët falë dy golave për kornizë të dy futbollistëve shqiptarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *