Roland Çelmeta ishte i pakënaqur me sjelljen e tifozerisë së Skënderbeut në mdeshjen e sotme kundër Tiranës. Ai ka replikuar me gazetarin Romeo Xinxifi në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”. Çelmeta ka kritikuar sjelljen e tifozëve korçarë, teksa e ka quajtur të përsëritur sjelljen e tyre negative.
“Është një tifozeri që më tepër kopjojnë. Korça ka shumë vlera, por edhe në Elbasan ishin tre persona të Skënderbeut.pra është një tifozeri që nuk e gjëmon ekipin nga mbrapa. Është një tifozeri që pret të bëjë sherrin kur vjen Partizani, Tirana apo kundër Kukësit. Por sinqerisht nuk shkon që të ofendojnë. Kur vjen Tirana, kur vjen Partizani, apo Kukësi në Korçë duhet të jetë si një ndeshje ndërkombëtare për ju. Ju thatë që u identifikua një me të meta mendore. E paska pasur mendjen pikë për të gjuajtur autobusin e Tiranës. E paska pasur mendjen pikë ajo tifozeri që shan, jo vetëm ndaj Tiranës, por edhe ndaj Partizanit, në një zhargon kopiativ shumë të ndyrë”, ka thënë Roland Çelmeta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/