Tifozët e Skënderbeut goditën autobusin e Tiranës, Xinxifi sqaron situatën: Ishte vetëm një person me probleme mendore

Tirana është ndalur në një barazim 1-1 në Korçë ditën e sotme. Atmosfera nuk ishte aq miqësore në tribuna. Nuk kanë munguar ofendimet në kor nga tifozët e Skënderbeut. Madje pas përfundimit të ndeshjes autobusi i Tiranës është goditur me gur. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, Romeo Xinxifi ka sqaruar këtë episod. Gazetari korçar ka shpjeguar se autori i këtij episodi është vënë në duart e policisë, ndërsa shton se njihet për përdorimin e alkolit dhe për problemet mendore.

“Ka qenë një ndeshje e bukur, nga ato që të gjithë kemi dëshirë të shikojmë. Në Korçë kanë qenë 1500-1700 sportdashës të pranishëm, ndërsa te Teuta-Laçi kanë qenë 150. Që këtu fillon ndryshimi. Pas Partizanit dhe Tiranës, tifozeria më e zjarrtë dhe në e madhe në numër është ajo në Korçë. Edhe pse ishte shumë ftohtë në Korçë, tifozeria nuk kishte munguar. Sa për incidentet, do të thoja që ishin sporadike. Ajo që të bën përshtypje është që një luftë e heshtur mes titozerive filloi që përpara ndeshjes.

E filluan “Fanatics”-at e Tiranës, e vazhduan këta të Skënderbeut. Unë e kam dënuar atë ofendim që bëhej në kor në stadium. Mos të harrojmë që në Korçë ka edhe femra. Te tribuna qendrore ka mbi 50-60 femranë çdo ndeshje. Kjo është ana negative për titozerinë korçare. Në një gabim janë të dyja palët fajtore. Kur kam dalë për intervistat pas ndeshjes, kam parë që autobusi i Tiranës është qëlluar me gurë. Nga informacioni që unë mora, autobusi është goditur nga momenti që ka lëvizur nga parkingu për në stadium. Ka qenë një person që shquhet për të meta mendore, por edhe si përdorues i pijeve alkolike. Shpesh herë është bërë problem dhe policia e ka shoqëruar përpara ndeshjeve edhe në sezonet e kaluara. Forcat e policisë e kanë shoqëruar për në komisariat. Por edhe tifozët e Tiranës hodhën flakadanë në fushë dhe i vunë zjarrin”, ka thënë Romeo Xinxifi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *