Egnatia vazhdon që të kryesojë me meritë Superioren. Ekipi i drejtuar nga Tetova ka marrë një tjetër fitore, këtë herë duke mundur Tiranën me shifrat 2-3. Lulaj shënoi golin e avantazhit në minutën e 4, duke krijuar idenë e një fitore të lehtë për bardheblutë.
Megjithatë Dëamena barazoi në të 27. Kaina do t’i sillte edhe njëherë avantazhin vendasve, por Dëamena, me një tjetër super gol, shënoi sërish për Egnatias. Goli i fundit i takimit erdhi nga Paulaskas në minutën e 63, duke vendosur edhe historinë e kësaj ndeshje. Më poshtë gjeni intervistat e lojtarëve në “MCN TV”:
Ahmataj: “Dëmtimi i Lulajt vendosi ndeshjen, na u prish rreshtimi dhe improvizuam me lojtarët. Jemi shumë të mërzitur për fatin që po na ndjek, po humbim lojtarë, Lulaj pësoi tërheqje tani, Najdovksi u dëmtua prapë. Ne e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen, derisa u dëmtua Lulaj dhe ne u bëmë më të brishtë. Lojtarët e ndiejnë pësimin e golit dhe kjo i dërrmon moralisht. Ne jemi mundur, por kemi luajtur shumë mirë, rezultatet do të vijnë nëse do të na kthehen lojtarët dhe do të jemi me të gjitha forcat”.
Tetova: “Tirana nuk ishte çështje mallkimi. Ne e rrafëm në finale. Është më mirë ta mundësh dhe të marrësh Kupë, se të mundesh në kampionat. Këto lloj ndeshje nuk mund të luhen në fusha të tilla. Kemi pësuar dy gola të evitueshëm, nga topa të vdekur. Është një fitore me shumë vlera për ne”.